Pse Mucho ?

Sepse ne besojmë fuqishëm në detyrimin e përhershëm të brendit për të ofruar vlerë të shtuar dhe integritet në ushqim për klientët tanë. 

Ndër të tjera, Mucho për klientët sjellë:

Shërbim të shpejtë, të përshtatshëm dhe me buzëqeshje

  • Zgjedh përbërësitë dhe kompleto bowl-in tënd brenda sekondave
  • Vitrina e ushqimit mundëson përzgjedhjen e përbërsve nga klientët në kohë reale
  • Proces tejet i lehtë dhe i sofistikuar për porositje online apo përmes telefonit
  • Sistem inovativ për menaxhim të porosive që ulë kohën e “delivery”, duke u siguruar që ushqimet janë ende të nxehta kur arrijnë tek klientët

Ushqim i shijshëm, i freskët dhe i bollshëm – me çmime të arsyeshme

  • Përbërës, erëza dhe gatime unike nga kuzhina e njohur Meksikane
  • Produktet tona përgaditën në baza ditore, duke prioritizuar ato vendore
  • Ne bashkëpunojmë me nutricionistë të jashtëm profesional në mënyrë që të sigurohemi se ushqimet tona janë organike, dhe premtojmë që gjithmonë të shfaqim informatat e kalorive në mënyrë sa më transparente.
  • Bowl-at tanë shkojnë deri 1,000ml, dhe nuk hezitojmë me i mbushë.


Teknologji e avancuar dhe automatizim i porosisë me intelegjencë artificiale

  • Qendra jonë e thirrjeve (0800 73 333) është vazhdimisht në dispozicionin tuaj, me çasje profesionale dhe të afërt.
  • Website i jonë (www.eatmucho.com) është i krijuar për të bërë porosinë online sa më të lehtë dhe efikase, duke ju mundësuar klientëve të zgjedhin përbërësit sipas dëshirës dhe të plotësojnë inforamtat brenda pak minutave.
  • Roboti jonë Lucky Mucho ju përgjigjet pyetjeve dhe lehtëson porositjen online në mënyrë automatike.
  • Sistemi jonë inovativ për menagjim të porosive ulë kohën e “delivery” duke u siguruar që ushqimet janë ende të nxehta kur arrijnë tek klientët.

Kulturë unike dhe ambientaliste

  • Atmosferë fotogjenike e inspiruar nga historia Meksikane
  • Maskota proaktive Lucky Mucho me Mucho Family
  • Fokus i veçantë në ruajtjen e ambientit
  • Staf i ri, i talentuar dhe pasionantë
  • Relacione të afërta dhe personale me klientët

 

 

 

Premtimi i Mucho-s

Ju premtojmë se gjithmonë do të zgjedhim përbërësitmë të freskët vendor për të përgaditur ushqimet e juaja në mënyrë sa më natyrale dhe sipas rekomandimeve profesionale.

 

 

Misioni i Kompanisë:

Të sjellë nivel të ri të ushqimit ndërkombëtarë në tregun vendor, me produkte të freskëta dhe në shpejtësi të çastit, duke i shfrytëzuar teknologjitë moderne.

Vizioni i Kompanisë:

Krijimi i një kulture të re dhe unike ushqimore që sjellë përbërës të kualitetit sa më të lartë në mënyrë sa më të shpejtë dhe të lehtë të mundshme.

Vlerat e Kompanisë: 

Shëndeti, Shija dhe Konsistenca

Kush jemi ne?

Mucho është koncept i ri në industrinë ushqimore të Kosovës që synon të ofrojë një kuzhinë alternative, me ushqim të freskëta dhe në shpejtësi të çastit, në harmoni me mënyren moderne të jetës.

Duke u bazuar në vetëdijësimin e përgjithshëm të popullatës, veçanërisht në zonat urbane, rreth rëndësisë së ushqimit dhe kufizimit të kohës, ne kemi krijuar një koncept ushqimor të bazuar në kulinarinë e njohur Meksikane. Produktet, me erëzat dhe mënyrën unike të gatimit, servohen të gatshme për klientët në mënyrë që ata të selektojnë dhe krijojnë Burrito Bowl-in e tyre brenda sekondave. Prioritet dhe premtim i kompanisë është që produktet të përgaditen gjithmonë të freskëta, të kenë përmbajtje të shëndetshme dhe të shërbyera me disa buzëqeshje!

Ne gjithashtu e kuptojmë momentumin dhe kërkesën e tregut për delivery të shpejtë dhe efektiv. Prandaj, për t’u siguruar se qytetarët e Kosovës shijojnë zhvillimet dhe praktikat e botës moderne, Mucho synon të revolucionojë industrinë e gastronomisë përmes dixhitalizimit dhe automatizimit të proceseve, duke e shfrytëzuar teknologjinë dhe intelegjencën artificiale. Procesi i porosisë online apo përmes telefonit do të jetë po aq i lezetshëm sa edhe shpejtësia e ushqimit tek klientët.

Koncepti Mucho është një gërshetim i përvojave të gastronomëve dhe ndërmarësve të suksesshëm me përvojë disa vjeçare në tregun e Kosovës dhe të rajonit. Themelet e kompanisë janë të ndërtuara mbi kulturën profesionale, transparente, moderne dhe mbi te gjitha meritokratike.

Fokusi ynë kyç, mbi atë biznesor, është që të ndërtojmë një relacion të shëndetshëm, të besueshëm dhe afat-gjatë me klientët tanë. Ne besojmë se klientët tanë do të jenë vlerë dhe qendër e vëmendjës së kompanisë tonë, njëkohësisht një forcë shtytëse që do të na ndihmojë që të përmirësohemi në shërbimet dhe produktet tona. Si rrjedhojë, në premtojmë që misioni jonë i shenjtë përherë do të jetë që t’i shërbejmë klientët si familje, me dashuri dhe bollshmëri.